Arta Bajrami bëhet nënë
Pëlqej
Arta Bajrami
Të gjitha ëndrrat që kishte në jetë, thuajse i ka realizuar. I kishte mbetur vetëm një, më e madhja nga të gjitha; të bëhej nënë. Dhe duket se çasti ka mbërritur edhe për Arta Bajramin, këngëtaren e njohur, e cila të mërkurën e 28 tetorit ka sjellë në fëmijën e saj të parë, vajzën që tanimë e kanë pagëzuar me emrin Viktoria, e që ajo me përkëdheli i thërret "Princesha Viktoria".

Nga sa mësuam lindja ka kaluar pa komplikacione, dhe tashmë familja gjendet në shtëpinë e tyre në Gjermani, ku këngëtarja jeton me bashkëshortin e saj. E martuar me Xhimi Sekiraqën, verën e kaluar, këngëtarja e njohur për provokimet muzikore dhe performancat seksi, tanimë po përjeton emocione në një tjetër prizëm.

Me sa duket mëmësia e "ka zbutur" paksa rebelen që ishim mësuar të shihnim në skena.
Shtuar më 08/11/2010, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori