Arsyet pse nisi sherri që i mori jetën të riut në Borsh
Një 31 vjeçar ka përfunduar i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur pas sherrit mes dy grupeve të rinjsh në BorshSarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:44 të së mërkurës, në afërsi të plazhit të Borshit.

Policia e Sarandës nuk ka dhënë detaje për motivin e ngjarjes, ndërsa një burim nga Prokuroria e Sarandës u shpreh se dyshohet për një konflikt të hershëm që është bërë shkak për përplasjen e përgjakshme mes të rinjve.

Nderkohë burime nga grupi hetimor thanë për ABC Neës se një nga autorët kishte konflikt për pronën me një nga personat e përfshirë në sherr.

Hetimet vazhdojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Sarandës. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori