Arsyeja pse Kadare nuk po reagon fare për prishjen e Teatrit (FOTO LAJM)

Nga Altin Hoxha

Prej disa muajsh po zhvillohet protesta e artistëve në mbrojtjeTeatrit Kombëtar nga prishja.

Me qindra artistë, shkrimtarë, intelektualë dhe personalitete të çdo fushe i janë bashkuar kësaj proteste, madje edhe ish-ministri socialist Arben Malaj.

Vetëm ai, Ismail Kadare, nuk është shprehur as edhe një fjalë për gjëmën që po i ndodh Teatrit Kombëtar.

Në një kohë kur artistët po merren zvarrë e po goditen nga poliicia, ai, Ismail Kadare nuk ka dhënë as edhe një deklaratë të vetme në mbrojtje të artistëve.

Po cila është arsyeja që shkrimtari ynë më i madh nuk flet asnjë fjalë për rrezikun që po i kanoset Teatrit Kombëtar?

Arsyeja është e thjeshë: Vajza e tij, Besiana Kadare ëshë punësuar nga qeveria si Ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Pra qeveria ka marrë peng shkrimtarin tonë më të madh, i cili, nëse do të bënte qoftë edhe deklaratën më të vogël në mbrojtjeTeatrit, rrezikonte t’i shkarkohej vajza e tij nga puna.

Ndaj dhe Ismail Kadare nuk bën asnjë deklaratë lidhur me Teatrin Kombëtar.
Shtuar më 25/07/2019, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori