Maqedonia në drejtim të gabuar, qytetarët pesimistë

Njohësit e çështjeve juridike i vlerësojnë si shqetësuese të dhënat e një hulumtimi nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” mbi rënien e besimit të qytetarëve ndaj punës së institucioneve si dhe krimin e korrupsionin, që edhe sipas vlerësimeve të BE-së dhe SHBA-së, janë në nivele të larta.

Rezultatet e sondazhit “Eurobarometër”, i cili është realizuar në fund të vitit 2022 nga “Eurothink” tregojnë se 61 për qind e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia e Veriut nuk është vend demokratik, 53 për qind besojnë se gjërat në vend po shkojnë në drejtim krejtësisht të gabuar, ndërsa vetëm 9 për qind janë përgjigjur se gjërat po shkojnë në drejtim të mirë./ina