Arrin në 1 milion numri i viktimave nga COVID-19 në të gjithë botën
Ka shkuar mbi 1 milionë numri i personave që kanë ndërruar jetë, për shkak të koronavirusit.

Saktësisht, deri tani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 1 000 202 njerëz.

Numri të infektuarve nga koronavirusi në glob ka shkuar në 33 177 416 individë.

Ndërsa, numri i të shëruarve nga Covid-19 në botë ka shkuar në 24 504 931 njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeson listën, si shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi, me 7 294 032 njerëz.

Pas SHBA-ve vjen India, më pas Brazili, Rusia, Kolumbia, Peruja, Spanja, Meksika etj.

Fillimisht, pandemia “goditi” shtetet perëndimore, por pas marrjes së masave nga këta të fundit, koronavirusi gjeti përhapje të madhe në shtete me popullsi të madhe dhe të varfër.

Shtuar më 27/09/2020, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori