Familjarët po e kërkonin pasi u zhduk, 45-vjeçari gjendet i mbytur në Liqenin e Farkës

Një preson është gjetur i mbytyr këtë të martë, 4 korrik 2023, në liqenin e Farkës, Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me iniciale M.D. Sipas policisë dyshohet që 45-vjeçari të jetë vetëmbytur.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/