Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Arrestoi gjyqtaren Hoxha dhe 13 zyrtarë të tjerë, kush është prokurori që nuk iu tremb syri
Ditën e sotme ka bërë bujë operacioni që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 13 zyrtarë të tjerë në Krujë.

Por kush është prokurori i cili e çoi deri në fund këtë operacion të fortë. Ai quhet Altin Dumani, 46-vjeç dhe vjen vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Sipas Report Tv ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.


Shtuar më 11/02/2021, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori