Arrestohet "skifteri" në Durrës, ishte kthyer në makth për banorët
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për disa vjedhje.

Shtetasi L.D banues në lagjen 14 Durrës ka rënë në pranga në kuadër të operacioni "PERIFERIA".

Si rezultat i hetimeve të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash.


Njoftimi:

Finalizohet operacioni "PERIFERIA".

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Në pranga një 19 vjeçar si autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës si rezultat i një pune të mirëorganizuar kanë arritur të dokumentojë me prova shkencore veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës për 5 vjedhje të ndodhura më parë.

Në kuadër të operacionit të koduar "PERIFERIA", është bërë ndalimi i shtetasit L.D.,19 vjeç, banues në lagjen 14 Durrës, si autor i dyshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës , ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", bazuar në provat e grumbulluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Si rezultat i hetimeve të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash , konkretisht:

Gjatë muajit dhjetor 2018 , janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr 14 Durrës ka vjedhur me thyerje 5 banesa ku ka marrë varese floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale " Vjedhja", parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori