COVID-19: 19 viktima, 1021 raste të reja në 24 orët e fundit
Arrestohet skafisti që tentoi të transportonte 50 sirianë drejt Italisë
Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia pasi pak javë më parë tentoi të trafikonte drejt Italisë rreth 50 emigrantë sirianë.

Mësohet se në pranga ka rënë Emiljano Likaj (Gaçaj), banues në Vlorë. 26-vjeçari ka qenë drejtuesi i skafit me të cilin emigrantët do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021

Dy javë me parë, Policia arrestoi 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Shtuar më 20/01/2021, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori