Arrestohet shqiptari që hiqej si agjent sekret i FBI-së
Pëlqej
Një shqiptar me banim në Melrose, Massachusett të SHBA-së hiqej si një agjent i FBI-së dhe mashtronte njerëzit.

Gjergj Pelushi dje u paraqit përpara gjykatës, e cila e deklaroi atë fajtor dhe për rrjedhojë rrezikon deri në 3 vjet burg.

Prokurorët deklaruan se Pelushi duke u shtirë si agjent i FBI-së i ka kërkuar dy shqiptarëve mijëra dollarë duke i premtuar se do i ndihmonte tu siguronte një vend punë ose të fitonin një gjyq.

Mësohet se shqiptari Pelsuhi ishte lidhur me dy viktimat e mashtrimit përmes një miku të përbashkët.

Si rrjedhojë e veprimeve të tij mashtruese, duke i hequr si një person që kishte lidhje të ngushta me FBI-në dhe CIA-n, viktimës së parë i ka marrë rreth 20.000 euro dhe një makinë "Toyota".

Po kështu Pelushi kishte mashtruar një tjetër shqiptar, për shkak se ai kishte një gjyq, për shkak se akuzohej për dhunë në familje.

Pelushi iu thoshte viktimave të tyre se ka lidhje me CIA-n dhe me FBI-në dhe ata e besonin.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest me burg, gjykata vendosi ta lërë Pelushin në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 28-vjeçari është në pritje të një transplanti të dyfishtë në mushkëri./albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori