Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person që ka
kërcënuar dhe ka
kërkuar para nga lideri i AKR-së, Behgjet
Pacolli. Lajmin e ka bërë të ditur Naim
Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet
Pacolli, përmes një postimi në Facebook.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z.
Pacolli dhe fëmijët e tij i ka
kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës”, ka shkruar
Murseli.
Sipas tij, ai ka
kërcënuar po ashtu me arrestim të
Pacolli. “E.H ka
kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z.
Pacolli dhe ka
kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z.
Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra”, ka shkruar
Murseli.
Shtuar më 03/05/2020,
ora 13:34