Arrestohet pas 20 vjetësh në Belgjikë shqiptari që vrau një grua në '97
Një shqiptar është arrestuar dhe ekstraduar nga Brukseli për vrasjen e një gruaje në vitin 1997 në Berat.

Policia ka berë me dije se “nga Specialistët e Interpol Tirana, ditën e sotme është bërë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i Levent BREGU , 40 vjeç, lindur në Berat”.

Sipas saj, Levent Bregu ishte shpallur në kërkim, pasi, me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri gruan me iniciale M. H., si dhe kanë tentuar të vrasin D. H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori