Arrestohet një 23-vjeçar që shpërndante kokainë në Tiranë
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash. Sipas policisë është vënë në pranga një 23-vjeçar i cili posedonte 9 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore elektronike, automjet e aparate celular.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin:

G. X., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotikellojit kokainë në formë dozash.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe e kanë ndaluar për kontroll. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; dy aparate celular; dhe nje mjet.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtuar më 29/03/2019, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori