Arrestohet nga policia punonjësi i zjarrëfikëses që dhunoi pjesëtarin e stafit të kandidatit të pavarur
Policia ka arrestuar një punonjës të Bashkisë së Devollit, pasi ai ka dhunuar një prej anëtarëve të stafit të kandidatit të pavarur për këtë bashki, Fezi Shaholli, gjatë një aktiviteti elektoral.

Mësohet se shtetasi K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë së Devollit, një ditë më parë ka goditur në trup dhe në fytyrë, 56 vjeçarin, Albert Çokanin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras.

"Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 20/06/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori