Arrestohet në Vlorë, Albino Prudentino
Është arrestuar një qytetin e Vlorës që nga krerët e organizatës më të njohur mafioze në Itali "Sacra Corona Unita". Albino Prudentino është arrestuar falë bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Antimafias në Leçe.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Leçes ka lëshuar urdhërin e arrestit për veprat " Bashkëpunim kriminal të tipit mafioz", "Trafik droge", "Grabitje në rrethana rënduese

Arrestimi i Prudentinos, i kryer sot në qytetin e Vlorës, është në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar "Kalipso" për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, "Sacra Corona Unitta", që operon në zonën e Brindisit. Gjykata e Leçes ka lëshuar urdhërin për arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi I 9 prej tyre është bërë në mënyrë të njëkohshëm në tre shtete.

Në Itali janë arrestuar 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtesas tjetër është arrestuar në Tailandë. Dy persona të tjerë janë ende në kërkim. Nga hetimet rezulton se Albino Prudentino, i arrestuar sot në Vlorë, është një nga krerët kryesorë të kësaj organizate mafioze.

Hetimet për këtë organizatë kanë nisur që në vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafies në Leçe në bashkëpunim dhe me skuadrën ROS të karabinierisë, e cila është e specializuar në çështjet e trafikut.



Çfarë është “Sacra Corona Unitta”?

Sacra Corona Unitta” është themeluar në vitin 1981 . Organizata kriminale vepron në Puglia dhe në rrethinat e saj. Kjo organizatë është themeluar nga Giuseppe Rogoli në burgun e Barit në natën e vitit të ri të vitit 1981. Rangoli ka qenë anëtar i organizatës tjetër kriminale “Ndrageta” dhe i kërkon leje kapos të bandës së tij për të formuar një tjetër organizatë. “Sacra Corona Unitta” përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.
Shtuar më 29/09/2010, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori