Arrestohet në Prizren menjëherë pasi bërtet “Poshtë Rama”
Gjatë takimit të djeshëm që u mbajt në Prizren mes dy qeverive shqiptare nuk ka munguar as ndonjë incident i vogël.

Një person ka lëshuar tjirrje kundrejt Kryeministrit shqiptar Edi Rama në momentin që po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë e qeverisë së Kosovës.

Personi i cili ka prishur qetësinë me thirrjet e tij "Poshtë Rama" është ndaluar nga policia, sipas A1 Report.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, moment ku gjendeshin bashkë edhe kryeministrat Rama dhe Thaçi.

Sipas policisë kosovare shoqërimi i këtij shtetasi bërë për thyerje të rendit dhe sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori