Arrestohet në Paraguaj djali i ish-Prefektit: U përfshinë në skemë gjigante fajdesh në Shkodër (FOTO LAJM)

Policia e Paraguajit ka arrestuar pak ditë më parë Elton Radovanin, djalin e ish-Prefektit të Shkodrës, Pjerin Radovani.

Ai dyshohet se është përfshirë në një skemë borxhesh sëbashku me vëllain e tij, për të cilën policia shqiptare arrestoi një numër të madh personash pak muaj më parë.

Radovani u arrestua pas shpalljes në kërkim nga Interpol Tirana.

Mediat lokale dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqiperise.

Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth ores 11:00, në një autostradë dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij, të vellait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.
Shtuar më 14/10/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori