36-vjeçari, Ardian Rrugeja (Driza) është arrestuar nga ana e Policisë së
Kavajës, pasi ishte
shpallur në
kërkim nga Italia.
Ky shtetas ishte i
shpallur në
kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ndërkohë po vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi
Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në
kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me
Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një 36-vjeçar i
shpallur në
kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me
Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në
kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në
kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte i
shpallur në
kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me
Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 09:54