Arrestohet në Fier 65-vjeçari i dënuar me 6 vite burg në Itali
Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, kapën një tjetër shtetas të shpallurkërkim ndërkombëtar.

Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallurkërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallurkërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier.

Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian./albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori