Arrestohet bosi i drogës në Ballkan
Policia e Kosovës ka arrestuar Naser Kelmendin, njerin prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë. Kelmendi ka rënë në pranga dhe ndodhet në qendrën e paraburgimit, shkruan Indeksonline.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se, mbrëmë, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, njëri nga ta i kërkuar me fletë arrest ndërkombëtarë, ndërsa tjetri për dyshimin e bazuar për ndihmë personit të kërkuar.

“Personat e dyshuar N.K dhe F.N. janë dërguar në qendër të ndalimit”, ka deklaruar Kelani. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori