Arrestohet kleriku i ISIS që peshonte plot 250 kg, si u transportua në burg (FOTO LAJM)

Ekipi i forcave Irakiane shënoi së fundmi një kapje "të madhe" në qytetin e Mosulit, kur arrestuan një klerik të shëndoshë të ISIS, i cili në mediat sociale është quajtur "Jabba the Jihadi".

Ai peshonte 250 kg përafërsisht dhe Autoritetet vendase u detyruan ta transportojnë me një kamion për në burg, pasi makina e policisë ishte shumë e vogël për të.

Sipas një deklarate zyrtare të forcave Irakiane, Abu Abdul Bari ishte i njohur për "fjalime provokuese kundër forcave të sigurisë" dhe ishte një udhëheqës i rëndësishëm i "bandave të ISIS".

Në deklaratë thuhet më tej se Bari urdhëronte vrasjet e klerikëve islamikë që nuk pranuan të zotoheshin për besnikërinë e tyre ndaj ISIS-it.

Aktivisti i ekstremizmit antislamist me qendër në Londër Maajid Naëaaz shkroi një postim të gjatë në Facebook duke tallur Bari dhe sjelljet e tij, së bashku me imazhet e fanatikut që mund të shihet i palëvizshëm për shkak të peshës së tij të pamasë.

Shtuar më 19/01/2020, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori