Rrallë e përmallë! Më në fund jë foto e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik, Khai, është rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë dhe këtë na e tregoi në foton e re Yolanda Hadid. Gjyshja postoi një foto të ëmbël të 2-vjeçares në një album fotografik në Instagram të mërkurën.

Ajo shihet tek mban vogëlushen në krahë teksa Gigi është mbi kalë duke na dhuruar kështu një foto të tre brezave.

Ish-modelja shkroi në mbishkrim se ka qenë më e fokusuar për “të jetuar jetën, të tashmen dhe në momentin” me familjen e saj. Yolanda shtoi se ajo nuk përdor telefonin e saj kur kalon kohë me fëmijët, në mënyrë që “të shohë gjithë bukurinë që ofron jeta”.

Kur Malik dhe Gigi përfunduan lidhjen e tyre në tetor 2021, këngëtari u akuzua se kishte goditur Yolandën dhe dyshohet se e quajti atë një “z*skë holandeze”.

Ish-çifti duket se kanë ruajtue raporte të mira për hir të vajzës me modelen që shpesh etiketon Malik në postimet e mediave sociale për ditëlindjet dhe rastet e ndryshme festive.

Yolanda, e cila ende nuk ka folur për grindjen e saj të supozuar me kantautorin, shpesh flet për lidhjen e saj me vajzën e tij në rrjetet sociale.

Ajo beson se Khai është një rimishërim i nënës së saj të ndjerë, Ans van den Herik, e cila vdiq në vitin 2019 në moshën 78-vjeçare.