Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera
Spiro Ksera
Ish-ministri i Punës në kohën e Sali Berishës është arrestuar nga policia me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".

Ksera akuzohet për një tender 30 milionë lekë.

Si bashkëpunëtor i tij dyshohet ish-drejtori i kabinetit Klevis Bitro, i cili ndodhet në burg për akuza të tjera.

Spiro Ksera është i vetmi ministër i Berishës që ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij socialist, Erion Veliaj.

Ksera ka qenë pjesë e PBDNJ-së dhe më pas kaloi me PD-në.

Ai është minoritar grek dhe është diplomuar për Inxhienieri.

Raportohet se Ksera u prangos ditën e sotme në Gjirokastër.
/Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori