Torturonte familjarët, arrestohet inspektori i Zjarrfikëses
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë njoftuar se kanë vënë në pranga një inspektor të Zjarfikëses i cili akuzohet për torturë ndaj familjes.

Njoftimi:

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtuar më 23/02/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori