Breshëri plumbash në lumin e Shalës, të rinjtë trembin turistët, publikohen pamjet në Tik Tok (VIDEO)

Një grup të rinjsh kanë terrorizuar turistët në lumen e Shalës. Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë se sit ë rinjtë që po shëtisin me një varkë qëllojnë me armë zjarri. Konkretisht, një prej tyre, i veshur totalisht me të zeza, drejton kallashin në ajër dhe qëllon me breshëri plumbash.

“Nale o Izet”, thotë ai dhe qëllon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Të gjithë turistët e pranishëm janë terrorizuar nga ngjarja.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë. Pamjet janë publikuar edhe nga vetë të rinjtë në Tik Tok.