Arrestohet 'i forti' i Kombinatit, lëvizte me pistoletë me vete
Falë bashkëpunimit me qytetarët, bie në pranga një shtetas për armëbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:

G. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"
Shtuar më 31/03/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori