Nis protesta, Stresi braktis Berishën, përshëndet fansat nga ky qytet (VIDEO)

Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi njihet për mbështetjen që ka ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai ka qenë aty në çdo protestë të ngritur nga kreu i demokratëve, flet për të me superlativa madje foto kryesore në telefonin e tij është pikërisht Berisha.

Por duket se tifozi i flaktë i Berishës e ka “dorëzuar” postin.

Sot, në prag të protestës së fuqishme të lajmëruar nga Berisha, Stresi tregon se ndodhet në Elbasan dhe do të performojë në një nga klabet atje./albeu.com/