Arrestohet autori i masakrës në një spital
Uniformat blu kanë njoftuar se specialistët e krimeve të rënda ndaj jetës kanë arrestuar shtetasin Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi i vuri flakën një pacienti në repartin e hemodializës në një spital privat.

Për pasojë, dy paciente të tjera që gjendeshin në dhomën ku ndodhi ngjarja humbën jetën nga asfiksia. Lefter Canaj dhe personi që u sulmua prej tij, D. Saraçi, 38 vjeç, u lënduan.

Policia tha se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambjentet e një spitali privat, tek pavioni i Hemodializës, për motive ende të paqarta ky shtetas pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11:00, është rikthyer tek pavioni i Hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse "benzinë", lëndë të cilën ka filluar t'ia hedhë në të gjithë trupin e shtetasit D. Saraçi, i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.

Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambjent, kanë gjetur vdekjen shtetaset Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras, Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të dëmtuar shtetasit D. Saraçi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, S.B., 34 vjeç, banues në Berat.

Prokuroria do të hetojë për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Shkatërrim të pronës me zjarr". /albeu.com/

Shtuar më 26/07/2016, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori