Arrestohet autori i dytë i krimit në Elbasan
Në prangat e policisë bie autori i dytë i krimit të rëndë ndodhur sot në Elbasan ndërsa nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë në rrethana ende të panjohura.

Ai është Dritan Lekaj, 22 vjec dhe është arrestuar në Pogradec.

Nënë e bijë janë ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tyre në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "11 janari" të këtij qyteti ku nënë e bijë janë gjetur të vrara mesditën e sotme në rrethane ende të paqarta.

Donika dhe Leonora Lekaj përkatësisht 62 dhe 40 vjeç janë ekzekutuar me armë zjarri nga djali i shtëpisë Leonard Lekaj 25 vjeç.

25-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2011, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori