Arrestohet 80 vjeçari që hipi mbi skelat e kryeministrisë

Një 80 vjecar i cili ka qenë pjesë e protestës së djeshme, është bënë në pranga nga Policia e Shtetit.

Ndue Fuga, nga fshati Fishtë i Lezhës është arrestuar pasi ka hipur mbi skelat gjatë protestës dhe akuzohet për akte dhune.

“Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune”, njofton policia.

pranga kanë rënë deri tani 15 protestues, 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori