Nuk u ndje mirë teksa drejtonte makinën, vdes shoferi në Himarë

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në Himarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 12:00, bën me dije policia.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.

Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës./Albeu.com/


Shtuar 4.09.2023 14:06