Për herë të parë në Shqipëri, Rama publikon foto me presidentin estonez, Alar Karis

Kryeministri, Edi Rama, ka postuar në Facebook, foto me presidentin e Estonisë, Alar Karis, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, duke u bërë i pari president estonez që viziton Shqipërinë.

“Kënaqësi të mirëpres për herë të parë presidentin estonez Alar Karis”, shkruan Rama në Facebook.

Epiqendra e bisedimeeve të presidentit estonez kanë qenë nevoja e nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe qeverisjes elektronike, por edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimi evropian i Shqipërisë dhe i vendeve të këtij rajoni, si dhe ndikimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, për Estoninë dhe rajonin e vendeve Balltike por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Nesër 9 qershor, të dy Presidentët Begaj dhe Karis do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti i Estonisë do të takohet edhe me autoritetet e tjera të larta shqiptare, si dhe do të vizitojë edhe qytetin e Beratit.