Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, ngritën laborator droge
Tre shtetas shqiptarë arrestuar nga Policia Greke gjatë një operacioni ku janë sekuestruar 23 kg heroinë.

Operacioni u krye në Aspropirgo të Athinës, dhe në pranga ranë dy meshkuj shqiptarë 27 dhe 45-vjeçarë dhe një femër shqiptare 39 vjeçare, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.

U arrestuan gjithashtu edhe dy greke 19 dhe 41-vjeç.

Sekuestrohen 23 kg heroine, 38.8 gram marijuane, 16.5 kg perzieres, 1 karabine, 525 euro. Droga magazinohej ne Athine dhe shitej ne Selanik, Patra dhe Larisa.

Vendi ku magazinohej droga perdorej si laborator i mirëfillte. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori