Arabia
Saudite ka arrestuar tre princa një ditë më parë. Lajmi u dha nga Wall Street Journal, e cila e konsideroi këtë si hapin e fundit në drejtim të konsolidimit të pushtetit të princit të
kurorës Muhamed Bin Salman, djali i
mbretit aktual.
Të arrestuar janë
Ahmed bin
Abdulaziz, ish-princi i
kurorës dhe vëllai i
mbretit aktual, Muhamed bin Nayef, dhe princi Nawaf bin Nayef, shkruan albeu.com.
Të tre ata janë akuzuar për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe nëse dënohen me këto akuza mund të ekzekutohen ose të qendrojnë në burg për vite të tëra.
Ahmed bin
Abdulaziz ka qenë princi i kurorë, pra mbreti i ardhëm i Arabisë
Saudite pas vdekjes së Salman bin
Abdulaziz që udhëheq tani, por me një lëvizje të pakuptimtë, ky i fundit ndryshoi radhën e kalimit të
kurorës duke vendosur djalin e tij si pasardhës.
Rregulli i deritanishëm i Arabisë Sauditë që prej themelimit ka qenë që kurora kalonte nga vëllai në vëlla pas vdekjes së themeluesit, por gjithçka ndryshoi pak vite më parë duke bërë që të hiqet nga lista
Ahmed bin
Abdulaziz.
Autoritetet e Arabisë
Saudite ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar arrestimin e figurave të larta. /albeu.com
Shtuar më 07/03/2020,
ora 09:36