Ndërron jetë gruaja tek Infektivi, ministria: Shkak nuk është koronavirusi

Një 70 vjeçare ka humbur jetën gjatë paradites së sotme në spitalin Infektiv, por sipas ministrisë shkak nuk ishte koronavirusi.

Më herët, e moshuara ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe gjendej i shtruar atje, megjithatë sipas ministrisë së Shëndetësisë ai nuk kishte simptoma.

Ministria e Shëndësisë thekson nga ana e saj se e moshuara nuk ka ndërruar jetë prej koronavirusit, ndërsa raportohet se kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e disatë në QSUT, për të cilën Ministria e Shëndetësisë thekson se shkak për largimin nga jeta nuk është koronavirusi, por sëmundjet e tjera shoqëruese.

Deri më tani nuk është sqaruar ende fakti se përse e moshuara ishte e shtruar në Infektiv nëse nuk kishte simptoma të koronavirusit.

Gjatë ditës së sotme, ISHP raportoi për 6 raste të reja me koronavirus.


Shtuar 1.06.2020 09:28