Arrestohen në flagrancë 3 të rinj, ju gjet drogë në pikën kufitare
Shërbimet policore të Sarandës në bashkëpunim edhe me policinë e kufirit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Sh. 21., vjeç banor i fshatit Shalës bashkia Konispol, A. A., 22 vjeç, banor i fshatit Dishat bashkia Konispol dhe A. S., 19 vjeç banor i fshatit Shëndëlli, bashkia Konispol.

Arrestimi i këtyre shtetsve u bë pasi mbrëmjen e 25 gushtit në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë nga kontrolli policor u janë gjetur dy pako me lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva me peshë 3 kg.

Hetimet vijojnë për të zbardhur destinacionin e kësaj droge si edhe nëse ka edhe të tjerë persona të përzier me këta të rinj.

Shtuar më 26/08/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori