Arrestohen dy shqiptarët që qëlluan me armë bashkëatdhetarin në Itali
Polica italiane ka raportuar se ka vënë në pranga dy shtetas shqiparë në një provincë të Venecias.

Dy shqiptarët tentuan të vrasin një bashkëatdhetar të tyre 25 vjeçar.

Karabinierët njoftuan se 25 vjeçari u plagos në gjoks e në njërën këmbë, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Vetë shqiptari i plagosur ka kërkuar ndihmë duke trokitur në një banesë në afërsi të lumit Piave ndërsa banorët kanë lajmëruar menjëherë ndihmën e shpejtë dhe forcat e rendit.

Dy autorët u vunë në pranga pas dëshmisë në polici nga i riu. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori