Arrestohen deputete dhe kërcënohet Qazim Sejdiu?- ja çfarë thonë nga prokuroria
Nga Ervin Shkulaku

Ngjarjeve të nxehta që kanë ndodhur kohët e fundit në Elbasan i është bashkuar edhe një denoncim nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Sipas një denoncimi të bërë nga ish-kryeministri Berisha në Facebook, qytetarët theksojnë se personi i arrestuar sot, është thjesht një ushtar dhe se autorët e vërtetë mbrohen nga Rama dhe Qazim Sejdini.

Ndërkohë sipas Berishës bëjnë të ditur se në Elbasan flitet se banda rivale e ka kërcënuar me jetë Sejdinin, duke i dërguar një arkivol tek shtëpia.

Por, ende nuk ka informacion zyrtarisht nëse kjo ngjarje është e vërtetë.

Ndërkaq, edhe burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur për albeu.com se nuk ka një informacion zyrtar ose ndonjë kallëzim të ardhur për ngjarjen në fjalë.

Gjithashtu në portale qarkullon një lajm se po hetohen dy deputetë, por pa zhurmë janë edhe dy deputetë të tjerë që po hetohen për korrupsion dhe veprimtari kriminale.

Sipas këtyre raportimeve po kështu mësohet se janë dy ish-ministra të PD, një ish-ministër i PS dhe një ministër aktual në kabinetin Rama, një ish-ministër i qeverisë PS-LSI, dy kryebashkiakë si dhe dy ish-drejtorë të përgjithshëm, të cilët duket se janë pranë arrestimit.

E megjithatë edhe për këtë rast burime nga Krimet e Rënda duke folur për albeu.com nuk e kanë konfirmuar një hetim të tillë. Burime kanë nënvizuar që nuk ka një listë të tille me arrestime të politikanëve.

Vlen të theksohet se në Elbasan situata qëndron të jetë e tensionuar. Emri i Enea Bekteshit, i riu që u arrestua sot në Cerrik si një nga personat që ishte brenda makinës së blinduar “Audi” që goditi atë të policisë më 18 shtator, figuron në shkresën që Prokuroria i kërkonte policisë ta vinte në përgjim si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa pak ditë më parë u publikua një foto e një makine të djegur në qytetin e Elbasanit, e cila sipas policisë dyshohet se u përdor mbrëmjen e 6 gushtit për të qëlluar me antitank, drejt banesës së familjes Çapja./albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori