Arrestohen babë e bir, kapen me drogë dhe armë
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, babë e bir, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre u janë gjetur armë dhe drogë. Tashmë është bërë arrestimi në flagrancë i 41 vjeçarit Kastriot Capo dhe i babait të tij, Avni Capo 73 vjeç, me banim në Gështenjas.

Të njëjtat burime shtojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gështenjas, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë e 130 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, 2 krëhëra automatiku model 56, kalibër 7.62 mm, 155 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori