Arrestohen autorët e vrasjes në Berat
Policia e Beratit ka arrestuar në orët e para të mëngjesit autorët e vrasjes së djeshme në këtë qytet. Sipas policisë dy vëllezërit Bedri dhe Besnik Ibrahimi, përkatësisht 44 dhe 48 vjeç janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 50 vjeçarit Gëzim Protoduarin dhe plagosjes së dy djemve të tij Sako dhe Eduart Protoduari.

Ngjarja është shënuar gjatë natës së kaluar, teksa personat e përfshirë në këtë problem janë ulur në një lokal për sqarimin e situatës, e cila ka precipituar jashtë lokalit me përdorim të mjeteve të forta dhe thikave.

Dyshohet që dhuna të ketë nisur nga viktima, i cili më pas është masakruar me thikë nga Besnik Ibrahimi. Nga hetimet e parë të policisë shkak i kësaj përleshje ka qenë një femër. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori