E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Arrestohen 9 shqiptarë në Itali, trafikonin kokainë 92% të pastër nga Holanda
Policia italiane ka njoftuar se ka vënë në pranga të paktën 9 shtetas shqiptarë, pasi janë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Shqiptarët u arrestuan së bashku me 11 persona të tjerw tw cilwt trafikonin kokainw nga Amerika E Jugut pwr nw Holandw.

Sipas policisë italiane hetimi nisi në vitin 2015 i udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, duke sjellë edhe sekuestrimin e 40 kg kokaine të pastër, me një vlerë prej 4 miliona eurosh.

“Lënda ishte shpeshherë shumë e pastër, deri në 92%”, është shprehur prokurori italian.

Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë.

Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve.

“Importimi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modolitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndara në dy grupe. Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori