Arrestimi në Kosovë, avokati tregon se Babalja është në rrezik për jetën
Pëlqej
Albert Veliu i njohur ndryshe si dëshmitari X ose si babalja, është arrestuar ditën e sotme në Kosovë.

Për këtë ka reaguar avokati i tij”, Tomë Gashi i cili ka treguar se familjarët e Veliut pretendojnë se ai e kishte fituar azilin politik në Kosovë, dhe se nëse ekstradohet në Shqipëri atij i rrezikohet jeta.

“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.”, shprehet Avokati. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori