Kokaina vinte me kamionë nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Itali, katër të arrestuar

Policia ka goditur një grup kriminal në Itali dhe ka vënë në pranga 4 persona.

Mediet italiane bëjnë me dije se në prang aka rënë Tiziano Di Gioia, Andrea Di Gioia, Rocco Panettieri dhe Giuseppe De Falco.

Sakaq janë sekuestruar 3.5 kg kokainë.

Grupi kriminal furnizohej me kokaina kryesisht nga Shqipëria. Dorëzimi i drogës bëhej në një zonë e pashfrytëzuar , me kamionë të ardhur nga jashtë.

Hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit 2019 nga prokuroria e Brindisit dhe se dyshohet se në krye të organizatës ishin dy persona nga Tuturano./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 11:08