Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar sot realizimin në kohë të reformës zgjedhore. Në një konferencë për mediat sekretari i LSI-së Luan
Rama ka ftuar dy forcat kryesorë
politike në
vend PD dhe PS të gjejnë gjuhën e përbashkët në realizimin e këtyre reformave.
"Qëndrimet e LSI vazhdjnë të jenë në koherencë me vlerësimet ODIHR dhe ndërkombëtarevë. Ky qëndrim i LSI është i tillë sepse ne jemi partnerë të rëndësishëm në gjthcka lidhet në plotësimin e 12
kushteve të BE. Këto cështje nuk janë partiake apo të maxhorancës por të gjithë shqiptarëve. Çdo akt që dëshmon seriozitet për permbushjen e
kushteve vlerësohet nga LSI. Plotësimi i
kushteve janë shenjë që tregon pjekurinë e klasës
politike në
vend", u shpreh
Rama.
Në këtë konferencë ai ka denoncuar edhe aktin e arrestimit të dy policëve të Kosovës nga ana e trupave serbe duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe provokativ nga Serbia dhe që cënon marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas Ramës ky akt ishte edhe cënimi e integritetit territorial të hapësirës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012,
ora 13:24