UPDATE - Te arrestuarit nga
policia dyshohet se kanë keqpërdorur nje nga fazat e privatizimeve ne Kosove.
Me rastin në fjalë përveç policisë së Kosovës, po merret edhe misioni EULEX.
16:30 - Aksioni i ndermarre nga
Policia e Kosoves mesohet te jete bere pas një hetimi të gjatë që kishin bërë Krimet Ekonomike të cilat dyshohen për disa mashtrime, kontrata të dëmshme për 36 hektarë për privatizim ndertimesh në Prishtinë, transmeton Indexonline.
Per kete gje, dyshohen disa gjyqtare, zyrtarë të AKP-së si dhe biznismeni Mehmet
Prishtina, pinjoll i familjes se Hasan Prishtines.
11:47 -
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e dy zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Forcat policore kanë
arrestuar dy zyrtarë të AKP-së, drejtorin ligjor Reshat Fetahun dhe juristin Gani Ademi, raporton Express.
Mësohet se ata janë
arrestuar pasi dyshohen për tjetërsime ilegale të tokës.
Ndërsa, AKP-ja më vonë ka mohuar se në ambjentet e saj
policia ka kyer
arrestime.
"Asnjë zyrtar nuk është
arrestuar", tha një zyrtar i AKP-së, Ylli Kaloshi.
Mediat marrin vesh se aksioni policor i realizuar lidhet me pronat e të dyshuarit kryesor “pinjolli” i Hasan Prishtinës, Mehemt
Prishtina.
Ky i fundit njihet si një nga ndërtuesit më të mëdhenj në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014,
ora 16:30