Arrest shtëpie për ish deputetitn, flet për herë të parë Bardh Spahia
Ish deputeti i PD, disa ditë më parë është arrestuar teksa po drejtohej një studio televizive, nga forcat e policisë.
Spahia u arrestua për shkak të tensioneve të shkaktuara dhe përplasjeve me policinë në veri të vendit, në ambjentet ku janë ngritur KZAZ-të.

Pak më parë, Komisioni Zgjedhor rrëzoi poshtë dekretin e Metës duke lënë në fuqi datën 30 Qershor për zgjedhjet e rradhës.

Spahia ka reaguar me anë të një deklarate në Facebook teksa shprehet se duhet të besojnë te forca e përbashkëta dhe do ia dalin mbanë kësaj beteje.

VETEM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur!
Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!
Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone.
E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme!
Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas
#Tebashkuarjadalim
#RamaIk

Shtuar më 24/06/2019, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori