"Arrest me burg" për "bukuroshin" me Ferrari
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 26-vjeçarin Dario Prifti, i cili u prangos me akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "trafikimit të qenieve njerëzore".

I riu u prangos nga Policia e Tiranës, pas kallëzimit që ndaj tij bëri e dashura se do ta trafikonte për prostitucion.

Në momentin e arrestimit, Priftit iu sekuestrua një fuoristradë "Porsche Cayen" dhe një veturë "Ferrari", ndërsa në gjykatë ato rezultonin se nuk i përkisnin atij, por personave të tjerë nga Durrësi e Laçi. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2016, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori