Arratisja e Fjolla Morinës, Prokuroria nis hetimet
Policia po punon për kapjen e këngëtares Fjolla Morina, e cila është arratisur nga shtëpia teksa është nën hetim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.

Po punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të dhënë nga Policia e Kukësit.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi po udhëtonte me një mjet tip “Audi Q7”, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë në cantën e dorës, ndërsa në bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Rreth një javë më parë, Gjykata vendosi dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases kosovare Fjolla Morina e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në të njejtën seancë Gjykata e Kukësit vendosi pushimin e ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët ishin në makinë me të në momentin e arrestimit. Pra këngëtarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bënë të ditur se kengetarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i kërkoi gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohej me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund të zgjidhej në themel në gjendjen që janë aktet.

Edhe në seancën e fundit gjyqësore, Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.
Shtuar më 21/01/2021, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori