Arratia i zgjati pak, del fotoja pas arrestimit të autorit të vrasjes së dyfishtë
59-vjeçari Përparim Ademi ditën e fundit të vitit i mori jetën bashkëjetueses së tij dhe motrës së saj duke tronditur gjithë Tiranën. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në zonën e Astirit.

Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë dhe Ademi është arrestuar.

Në foton më lart ai është pasi është vënë në pranga nga autoritetet.

Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.

Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, tha policia.

Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Shtuar më 31/12/2020, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori