Arkivolet e drurit njëri pas tjetrit, pamjet e dhimbshme nga varret masive në SHBA
Pamje shokuese vijnë nga SHBA, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre
masive në ishullin
Hart, në skajin perëndimor të Long Island Sound, në veriperëndim të Bronx-it, Neë York.
Autoritetet e Nju Jorkut po vendosin në funksion varret
masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7000. Ekipet shtetërore po i varrosnin në ishull trupat e pajetë, siç mund t’i shihni në këto pamje të marra me dron nga Associated Press.
Ju kujtojmë se
varrezat në Nju Jork janë tejmbushur, ndaj një zëdhënës i
qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli
Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në
varrezat e
qytetit të madh.
Shtuar më 11/04/2020,
ora 10:39